Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka folur edhe për Grezdën, Llullakun e Latifin, të cilët kanë vendosur që të luajnë për Kombëtaren shqiptare.
“Është mirë që kemi lojtarë për t’i furnizuar edhe shtet tjera, ndoshta disa lojatrë. Ne kemi fazën sulmuese shumë të mirë, Rashica, Celina, Berisha, Bernard Berisha, Bytyqi, Zeneli e tjerë. Ndoshta disa lojtarë e shohin ma të lehtë që të luajnë për ndonjë shtet tjetër se sa për Kosovën”, ka thënë Bunjaki.