Site icon PrishtinaPress

Presidentja sllovene e shqetësuar me raportet Kosovë-Serbi

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, tha se do të shkojë në vendet e Ballkanit Perëndimor në udhëtimin e saj të parë jashtë vendit, duke thënë se është veçanërisht e shqetësuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Musar i tha Radio Sllovenisë se zgjedhja e saj e parë do të ishte të vizitonte Gjermaninë, partnerin kryesor tregtar të Sllovenisë, por se ngjarjet e fundit në Ballkanin Perëndimor e kanë bërë atë të ndryshojë mendje.

Në intervistën e saj të parë të madhe pas zgjedhjeve, ajo tha se beson se Sllovenia përfaqëson “një dritare dhe një derë drejt BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, njofton STA./Prishtinapress/

Exit mobile version