Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Austri.
Pas vizitës që pati në Berlin ku ishte pritur nga kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti Thaçi para pak minutave ka nisur takimin e tij me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.
Gjatë ditës, Zyra për Informim ka bërë të ditur se në këtë takim do të bisedohet për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në rrafshin politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor.
Takimi ishte paralajmëruar të zgjasë rreth një orë teksa është bërë e ditur se Thaçi përgjatë kësaj vizite do të zhvillojë edh edisa takime me personalitete të jetës politike dhe publike.