Duke folur për temat që u disktuan në takim, Thaçi theksoi se nga Austria e ka marrë përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë, shkruan lajmi.net.
“Diskutuam për mbështetjen që Austria do ti jep Kosovës në INTERPOL, por edhe mbështetjen edhe më të fuqishme për liberalizimin e vizave. Do të ndodhë kjo mbështetje pasi Kosova ka përmbushur 95 kritieret e kërkuara nga Komisioni Evropian. Edhe dialogu që është menduar të fillojë në fund të qeshorit apo fillim korrikut do ta ketë mbështetjen nga Austria pasi ky vend e merr kryesimin e BE-së”, ka thënë presidenti Thaçi.
Për dialogun me Serbinë, i pari i shtetit deklaroi se normalizimi do të jetë proces shumë i vështirë.
Për këtë kërkoi përkrahje dhe unitet nga spektri politik në Kosovë.
“Normalizimi do të jetë proces shumë i vështirë për raportete evropiane për Kosovën dhe Serbinë. Kosova të vazhdojë të jetë unike në dialog me Serbinë. Spektri politik do të vazhdojë të jetë i përgjegjëshëm dhe të punojnë në interesat e shtetit. Kreditë do të jenë për të gjithë, pasi do të jetë finalizim historik për shtetin e Kosovës”, theksoi Thaçi.
Për dialogun presidenti tha se koordinimi do të vazhdojë së bashku me BE-në dhe Amerikën.