Site icon PrishtinaPress

Prerja e kokës mesazh i ri për botën? (Foto)

Organizata terroriste filipinase Abu Sayyaf ka publikuar një video në të cilën pretendon se ka ekzekutuar një shtatëdhjetë vjetarë gjerman, Jurgen Kantner, për të cili ata kishin një kërkesë se do lirohej nëse në këmbim të tij do merrnin 500 mijë funte.

Abu Sayyaf do të thotë “luftëtar më një shpatë”. Shtetasi gjerman Jurgen Kantner është rrëmbyer nga anëtarët e organizatës ndërsa prerja e kokës nuk është konfirmuar zyrtarisht. Kjo skenë kujton punën e terroristëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik të cilët në këtë mënyrë kanë vrarë pengje.

Ata këtë pamje të tmerrshmë e bënë publike edhe pamjet e kësaj ndodhie në ueb-faqen e grupit “SITE Intellegjnece”, transmeton lajmi.net.

Fjalë e fundit të 70 vjeçarit ishin: “Ai do të më vrasë tani”. Ndërkohë militantët dëgjohen duke bërtitur “Zoti është i madh” dhe e kryejnë këtë veprim.

Abu Sayyaf është aktiv që ga vitet ’90 ka 200 deri në 400 anëtar aktivë dhe një rrjetë prej 2000 ndihmësve.

Qeveria e Filipinas e ka etiketuar këtë grup si “grup banditësh”.

Është e njohur se Abu Sayyaf ka lidhje të ngushta me organizatat e tjera si Al Kaeda. Është e paqartë se si ekzistojnë lidhjet kaq të forta mes Abu Sayyaf me organizata radikale. Ata shpesh herë kanë rrëmbyer pengje dhe kanë kërkuar vlera të mëdha parash për t’i liruar. /Lajmi.net/

Exit mobile version