Site icon PrishtinaPress

Premtimet e Haradinajt për Drenasin: Do ta trefishojmë buxhetin për bujqësi, stadiumin dhe çerdhe publike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka prezantuar kandidaten për deputete të Kuvendit nga Drenasi, Valbonë Demaku-Berisha.

Me këtë rast, Haradinaj ka premtuar zhvillimin e Drenasit ashtu siç e meriton.

“Ne e dëshmuam se dimë të qeverisim me rezultate konkrete. Parku i Biznesit në Drenas është dëshmi e vizionit tonë për zhvillim. Tani është koha për hapin e radhës – Parkun e Biznesit 2 në Korroticë, projektin që qeveria aktuale e la në letër dhe propagandë. Me Valbonë Demaku Berisha në Kuvend, do të sigurojmë realizimin e pesë çerdheve publike dhe stadiumit modern në Korroticë, duke i dhënë Drenasit infrastrukturën që meriton”, tha Haradinaj.

Ai u zotua për trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm nga Liqeni i Verbovcit.

“Kosova ka nevojë për kthesë të madhe. Anëtarësimi direkt në NATO do të hapë dyert për investime të huaja, duke garantuar sigurinë që na duhet për zhvillim të qëndrueshëm. Programi ynë parasheh pensionet e veteranëve dhe pensionistëve në nivel 500€, trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm nga Liqeni i Verbovcit. Kjo është rruga drejt Kosovës Fituese – një shtet me institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe standard të lartë jetese për çdo qytetar”, u shpreh ai.

Exit mobile version