Site icon PrishtinaPress

Çitaku: Çdo moment përdoret për të hedhur baltë mbi figurën e Thaçit dhe shokëve të tij në Hagë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, sonte në emisionin “DPT te Fidani”, ndër të tjera ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së, që ndodhen në Hagë.

Ajo është shprehur se edhe sot përdoret çdo moment, sipas saj, për të hedhur baltë mbi figurën e Hashim Thaçit dhe shokëve të tij që janë atje,

“Ku janë institucionet e Republikës së Kosovës, a kanë kontaktuar ndonjëherë me këdo, më ndokë, për të dhënë perspektivën e mbrojtjes, për të dhënë perspektivën e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat në fund të ditës e kanë miratuar atë gjykatë. A kemi parë ndonjëherë ndonjë përprejke të tillë? Anjëherë.”

“Përkundrazi, edhe sot përdoret çdo moment për të hedhur baltë mbi figurëne Hashim Thaçit dhe shokëve të tij që janë në Hagë”, tha ajo.

Exit mobile version