Site icon PrishtinaPress

Prej 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për plot një vit pyetje parashtruan veç 24

Nga 120 deputet të Kuvendit të Kosovës, vetëm 24 prej tyre kanë bërë pyetje parlamentare gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës.

Në ç’ do seancë të Kuvendit është pika e rendit të ditës ‘ pyetje parlamentare” e cila në bazë të rregullores së Kuvendit të Kosovës zgjatë 60 minuta dhe se cili deputetë   mund të parashtrojnë deri në dy pyetje brenda një seance, përcjell lajmi.net.
Por, sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), i cili monitorin punën e Kuvendit gjatë vitit 2016 96 deputet nuk kanë bërë pyetje parlamentare.
“Prej 120 deputetëve vetëm 24 kanë parashtruar pyetje parlamentare në 2016, përderisa 96 deputetë të tjerë nuk kanë parashtruar asnjë pyetje parlamentare. Nga këta 24 deputetë që kanë parashtruar pyetje parlamentare, 11 janë nga PDK, 9 nga LVV, 2 nga LDK dhe nga 1 pyetje SL dhe 6+. Gjithsej janë parashtruar 83 pyetje parlamentare, prej të cilave 45 (54%) kanë marrë përgjigje kurse 38 (46%) janë refuzuar nga anëtarët e kabinetit qeveritar”, thuhet në publikimin e KDI-së.
Po ashtu sipas monitorimit të KDI-së, pjesa më e madhe e pyetjeve parlamentare janë parashtruar nga opozita, më konkretisht nga LVV-ja, e cila ka parashtruar 41 pyetje parlamentare, pasuar nga PDK-ja me 33 pyetje parlamentare, LDK-ja me 7, SL-ja me 1 dhe 6+ me 1.
“Shumica e pyetjeve të deputetëve nga partitë që janë pushtet nuk kanë pasur karakter mbikëqyrës por kanë qenë më shumë pyetje promovues. Mungesa e opozitës si dhe numri i vogël i seancave të mbajtura këtë sesion ka rezultuar me një numër të vogël të pyetjeve parlamentare. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur janë parashtruar 201 pyetje parlamentare,  këtë vit janë 118 më pak”,thuhe ndër të tjera në publikim.
Exit mobile version