Në të gjitha lagjet e kryeqytetit ka prona të shumta publike komunale që shfrytëzohen nga persona privatë dhe shumica prej tyre janë shfrytëzues të paligjshëm, shkruan sot Koha Ditore.
Në gjithë territorin e Komunës së Prishtinës ka gjithsej 2.996 hektarë e 49 arë e 27 metra katrorë- pronë komunale, dhe shfrytëzues të këtyre pronave janë evidentuar 6.183 persona privatë.
Këtë gjë e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” drejtori i Drejtorisë për Pronë, në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, duke thënë se shfrytëzimi i pronave publike nuk përbën një dukuri të izoluar vetëm në ndonjë lagje të kryeqytetit, sepse një dukuri e tillë është e shtrirë nëpër të gjithë hapësirën e Prishtinës.
I pyetur nëse këta persona privatë janë shfrytëzues legjitimë të pronave komunale, apo i kanë uzurpuar ato, Kukaj ka thënë se shumë pak prej tyre kanë leje për shfrytëzimin e këtyre pronave.
“Janë të paktë shfrytëzuesit, të cilët u janë nënshtruar procedurave ligjore për marrjen në shfrytëzim të pronës komunale. Pothuajse shumica qëndrojnë aty në kundërshtim me mënyrën e paraparë me ligj”, ka thënë Kukaj.
Bazuar në një studim mbi evidentimin e pronës komunale, të bërë nga organizata zvicerane “Helvetas”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, rezulton se shumica e pronave komunale që shfrytëzohen nga persona privatë janë parcela që i takojnë kryeqytetit.
Studimi rezulton se në Prishtinë ka afro 3.300 persona privatë që shfrytëzojnë pronën komunale