Site icon PrishtinaPress

Pozitë dhe opozitë bashkë në Ohio, diskutojnë mundësitë për t’i ndihmuar Kosovës në bujqësi

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot ata kanë zhvilluar takime me drejtues të shtetit të Ohio-s, ku kanë diskutuar mundësitë për t’i ndihmuar Kosovës në bujqësi.

Njoftimi u bë nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu -Kodra.

“U pajtuam që të rrisim bashkëpunimin e gjithëmbarshëm ndërmjet dy vendeve, sidomos ndërmjet dy parlamenteve tona. Po ashtu, biseduam edhe për mbështetjen që Iowa mund t‘i japë Kosovës në fushën e bujqësisë, ku ky shtet është lider për përpunimin e produkteve bujqësore” – tha Deliu-Kodra.

Exit mobile version