Site icon PrishtinaPress

Osmani: Do ta themi kudo e kurdo se Serbia kreu gjenocid në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën në Abri të Epërme, të 26 shtatorit 1998, të kryer nga forcat pushtuese serbe.

Ajo thotë se 2-vjeçari Valmir Deliu u vra në atë masakër e u bë viktimë e gjenocidit serb më 1998, së bashku me gra, fëmijë e pleq të familjes Deliu të masakruar nga forcat serbe.

Osmani shkruan se do të themi kudo e kurdo se Serbia kreu gjenocid në Kosovë.

“Një fëmijë i vogël me vdekje të madhe në masakrën e llahtarshme të Abrisë, më 26 shtator 1998. Valmir Deliut, 2 vjeç, e plot fëmijëve të tjerë, ëndrrat e fëmijërisë iu prenë sapo filluan rrugëtimin jetësor. Me biberon në gojë, Valmiri u bë viktimë e gjenocidit serb më 1998, së bashku me gra, fëmijë e pleq të familjes Deliu të masakruar nga forcat serbe. Në 24- vjetorin e Masakrës së Abrisë, i kujtojmë të gjithë të masakruarit dhe do ta themi kudo e kurdo se Serbia kreu gjenocid në Kosovë. Relativizimi i krimeve të Serbisë është përpjekje për ndryshim të historisë. Valmiri i vogël dhe të gjithë fëmijët e masakruar nga regjimi serb, na e bëjnë dhimbjen dhe kurajon e madhe që akterët t’i nxjerrim para drejtësisë për gjenocidin e kryer ndaj popullit shqiptar”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version