Home Baner Policia jep statisktikat, ja sa persona morën pjesë në protestë kundër shtrenjtimit...

Policia jep statisktikat, ja sa persona morën pjesë në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës

Dje në Prishtinë është mbajtur një protestë kundër shtrejntimit të energjisë elektrike.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në këtë protestë kanë marrur pjesë rreth 200 protestues.

“Është mbajtur një protestë nga shoqëria civile lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në protestë kanë marrë pjesë rreth dyqind protestues, pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur përmes mbishkrimeve të ndryshme”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Gjithashtu policia njoftoj se nuk është shënuar asnjë incident në këtë protest.

Exit mobile version