Site icon PrishtinaPress

Policia e konfirmon rrahjen e asamblistëve të Vetëvendosjes në Podujevë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor dy asamblistët e Vetëvendosjes, Artrti Mulliqi dhe Ragip Fetahu të cilët janë rrahur ndërmjet vete.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka një mosmarrëveshje ne afërsi të objektit të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku për intervistim ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit.”, ka thënë Ahmeti

Exit mobile version