Site icon PrishtinaPress

Dy asamblistë të Vetëvendosjes në Podujevë rrahen mes vete, njëri përcillet me autoambulancë

Dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë dyshohet se janë përplasur fizikisht ndërmjet vete.

Burime të Demokracia.com bëjnë me dije se asamblistët të cilët dyshohet se janë konfrontuar fizikisht janë Ragip Fetahu dhe Artrit Mulliqi.

Burime të Demokracia.com po ashtu kanë bërë të ditur se asamblisti Artrit Mulliqi është përcjell me autoambulancë për shkak të lëndimeve të marra.

Gjithashtu, mësohet se të njëjtit janë shoqëruar për në stacionin e Policisë së Kosovës në këtë qytet dhe gjenden ende aty.

Demokracia.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës por ata ende nuk kanë informacione zyrtare lidhur me rastin.

Dyshimet e para që çuan në mosmarrëveshje dhe në rrahje fizike, kanë të bëjnë për emërimin e shefit të grupit të asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal.

Më tej, në pozitën e shefit të grupit është emëruar Haki Rudari, teksa dyshohet se të njëjtën pozitë e ka pasur ambicie edhe Artirit Mulliqi.

Exit mobile version