Policia e Kosovës ka njoftuar se më 7 dhjetor, plani operativ i koduar “Masazh- Dhjetori – 2022”, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë.
Sipas Policisë, janë inspektuar gjithsej 53 lokale, kurse 44 prej tyre janë mbyllur nga inspektorët.
Po ashtu, policia tregoi se janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara.
Për operacionin, Policia me anë të një komunikate për media shpjegoi se janë legjitimuar 116 persona të gjinisë femërore dhe 29 të asaj mashkullore./Prishtinapress/