Site icon PrishtinaPress

Ismaili e quan ‘kamikaze ideologjike’ Albulena Haxhiun pas pretendimeve për epruvetat e Astrit Deharit

Anëtarja e PDK-së, Besa Ismaili, ka kritikuar rëndë pushtetin.

Më saktësisht, ajo është marrë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Të dy, ajo i quajti “kamikazë ideologjikë”, për shkak të deklaratave të tyre gjatë 24 orëshit të fundit.

I pari kisthe thënë se shok-bomba në veri po hidhnin edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës. Derisa e dyte u shpreh sot se ishin vjedhur disa epruveta për rastin e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me çka arsyetohet kjo qeveri, mua më vjen turp dhe gërdi!”

Statusi i plotë:

Dy kamikazë ideologjikë të veshur me pushtet në 24 orëshin e fundit- në aksion:

1. Ministri i Punëve të Brendshme: “bombahedhës në veri del të jenë edhe zyrtarët e deridjeshëm policor”

2. Ministrja e Drejtësisë: “janë vjedhur disa nga mostrat e rastit Dehari në Institutin e Mjekësisë Ligjore”

Me çka arsyetohet kjo qeveri, mua më vie turp dhe gërdi!/Prishtinapress/

Exit mobile version