Maurcio Pochettino ka zbuluar një detaj tejet interesant për Leo Messin
Mauricio Pochettino ka zbuluar një sekret për Messin.
Trajneri aktual i Tottenhamit ka thënë se ylli i Barcelonës ishte shumë afër të kalonte te Espanyoli në vitin 2005.
“Kisha dëgjuar për një djalë të vogël që luante futboll dhe që ishte afër të transferohej te Espanyoli në vitin 2005”, ka thënë fillimisht Pochettino, përcjell “lajmi.net”.
“Ai (Messi) arriti në moshën 13 vjeçare te akademia e Barcelonës nga Argjentina, por që shumë shpejtë arriti ta gjej vetën”.
“Barcelona kishte vendosur fillimisht që ta largoj Messin, mirëpo në verë një ndeshje, ata u kthyen prapa, për ta mbajtur në skuadër, por që Espanyoli ishte shumë afër ta transferoj”, ka përfunduar trajneri argjentinas.