Site icon PrishtinaPress

Po ndiqem nga vrasës e paramilitarë, thotë Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar për vendimin Gjykatës së Colmarit të marrë sot ndaj tij. Ai në një status në Facebook ka thënë se sulmet serbe nuk e shqetësojnë aspak.

Më poshtë është shkrimi i plotë i Haradinajt:

Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të meret me 2 mars, më së paku ishte i panevojshëm.

Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë vërsulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkëjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njëjtën përgjigje si në vitin 1998-1999.

Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.

Besnikë do t’i mbetemi të dejtës sonë shqiptare në Ballkan.

Exit mobile version