Site icon PrishtinaPress

Katër vende evropiane kundër rregullores së Trumpit për abort

Katër vende evropiane muajin e ardhshme kanë organizuar një tubim në shenjë proteste kundër rregullores së presidentit amerikan, Donald Trump.

Nga ky dekret shteti nuk do të financoi organizatat humanitare që kanë të bëjnë me abortin, transmeton lajmi.net.

Belgjika, Danimarka, Holanda dhe Suedia do të kryesojnë takimin i cili do të mbahet më 2 mars në Bruksel, ka thënë sot ministri suedez për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Isabelle Lovin.

Pritet që numri i shteteve që kundërshtojnë abortin do të rritet, pasi është organizuar edhe një konferencë me titullin “Ajo vendos” që janë të ftuar rreth 50 vende, si dhe përfaqësues të grupeve që ofrojnë informacione dhe këshilla mbi shëndetin riprodhues të abortit.

Exit mobile version