Site icon PrishtinaPress

Po hapte biznesin, shqiptari plagoset me thikë në Itali

Ditëen e djeshme një 42-vjeçar shqiptar, pronar i një lokali në Montecchio Maggiore, është goditur dy herë me thikë nga një i panjohur.

Mediat italiane bëjnë me dije se 42-vjeçari ka qenë duke hapur biznesin, “Seven Lounge bar”, kur pas tij është shfaqur një burrë, me sa duket me kombësi italiane, i cili e ka sulmuar me thikë.

Shiptari ka marrë një goditje në mushkëri dhe një në lartësinë e kofshës. Më pas sulmuesi u zhduk, duke humbur gjurmët e tij.
Pavarësisht plagëve të rënda, 42-vjeçari ka arritur t’i telefonojë një familjari që jeton jo shumë larg dhe ka dhënë alarmin.

Karabinierët, sipas asaj që mësohet, kanë arritur të identifikojnë autorin.

Imazhet e kamerave të vëzhgimit tani po ekzaminohen për të rindërtuar atë që ndodhi. Nuk dihet ende motivi i pritës. 42-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin e Viçenzës, në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën.

Exit mobile version