Ish-këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha ka njoftuar përmirësime në shëndet për liderin e LDK-së, Isa Mustafa.
Me një postim në Facebook, Berisha ka paralajmëruar “forcimin” e ish-kryeministrit.
Isa Mustafa që disa muaj po kalon në fazë rehabilitimi pas përkeqësimit të shëndetit që kishte vitin e kaluar.
Pavarësisht problemeve shëndetësore, Mustafa ka qëndruar si kryetar i partisë më të madhe opozitare në Kosovë.