Site icon PrishtinaPress

Goditet për vdekje këmbësorja në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë këmbësorja 37 vjecare, gjë të cilën e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit aksidenti ka ndodhur në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, ku ka humbur jetën edhe Sh.H, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne rrugën Prishtine – Ferizaj, saktësisht ne fshatin Llugaxhi te Lipjanit. Ne aksident kane qene te përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasoje e aksidentit këmbësorja Sh.H. (femër 37 vjeç) ka humbur jetën.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vend ngjarje. Ngasësi i automjetit është shoqëruar ne stacion policor. Me ketë rast po merren njësitet përkatëse.” ka thënë Ahmeti.

Exit mobile version