Site icon PrishtinaPress

Plagoset me armë zjarri avokati Azem Vllasi (Foto)

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar për Telegrafin se një person është plagosur në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.


“Policia rreth orës 8:00 ka marrë telefonatë për plagosjen e një personi në rrugën ‘Hajdar Dushi’ në Prishtinë. I plagosuri është i gjinisë mashkullore”, tha Flora Ahmeti për Telegrafin.

Ahmeti tha se Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Por, Telegrafi mëson se personi i plagosur është Azem Vllasi.

Ndërsa, Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, bëri të ditur për Telegrafin se i plagosuri ka arritur rreth orës 08:00 në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ai bëri të ditur se personi është plagosur në krah dhe po i bëhen ekzaminimet e mëtejme mjekësore.

Exit mobile version