Site icon PrishtinaPress

Banorët e Hades protestojnë për zhvendosjn e dhunshme

Banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare organizojnë sot protestë para Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.

Protesta është reagim i banorëve të Hades, familjet e të cilëve për vite me radhe, që nga 2004-ta kur ka filluar zhvendosja e dhunshme, ballafaqohen me shkeljen e të drejtave të tyre, kushtet më të rënda mjedisore ekonomike, që po rrezikojnë edhe jetët e familjeve të tyre.

Kërkesat e protestuesve janë: Kushte normale të jetës për familjet e tyre, ndal viktimizimit të qytetarëve të Hades për shkak të pavendosmërisë së qeverisë se si do të vazhdojë zgjerimin e Sibovcit dhe ndal zhvendosjes së dhunshme dhe të fillojë zhvendosja e rregullt a banorëve.

Exit mobile version