Më kot u jeni shmangur petullave deri më sot…Nuk keni pse i kategorizoni “brumëra”, kur ende nuk keni provuar recetën e mëposhtme.
Përbërësit:
▪ 100 g miell
▪ 2 kokrra vezë
▪ 2 lugë niseshte
▪ 100 g spinaq i pastruar
▪ 1 qepë e njomë
▪ nenexhik i freskët sipas dëshirës
▪ ½ gotë uji ujë i gazuar
▪ kripë e piper
▪ vaj misri për skuqje
Përgatitja:
Presim hollë të gjitha jeshillëqet dhe i hedhim në një tas. Po aty shtojmë vezët, kripën, piperin, ujin e gazuar dhe në fund miellin dhe niseshtenë.
I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë e lidhur. Pastaj, shkruan Living, me ndihmën e një luge i skuqim në një enë të thellë me vaj misri, në temperaturë mesatare, derisa të marrin ngjyrë të artë.
I shoqërojmë sipas dëshirës me perime turshi ose me salcë kosi, me pak vaj ulliri dhe hudhër.