Site icon PrishtinaPress

E shijshme për çdo rast: Pite me ajvar dhe kërpudha!

Përbërësit:
▪ 500 gr kore të gatshme
▪ 100 ml ujë
▪ 100 ml vaj
▪ gjysmë kavanozi ajvar
▪ 500 g kërpudha shampinjon
▪ 1 presh
▪ kripë sipas shijes
Përgatitja:

1. Priteni preshin imët dhe marinojeni me pak ujë dhe vaj. Kur të zbutet, shtoni kërpudhat e grira në rende. Zieni derisa të avullohet i gjithë uji, nëse mbetet pak ujë, përdoreni për lyerje të koreve. Nëse ju tepron ujë nga kërpudhat, atëherë uji nuk ju nevojitet për të lyer koret, merrni brushën dhe me atë lëng lyeni koret duke kombinuar edhe vajin.
2. Merrni nga tri kore. Të parën spërkateni pak me vaj, vëreni tjetrën dhe lyeni me ujin e mbetur nga kërpudhat apo me ujë të zakonshëm. Vëreni edhe koren e tretë, lyejeni pothuajse të tërën me ajvar.
3. Lëreni një të cilën të fundit do ta mbështillni të palyer, që të mos rrjedhë dhe atëherë në tërë gjatësinë e kores vendosni kërpudhat e marinuara me preshin. Kështu veproni edhe me koret e tjera.
4. Piqni në furrën e ngrohur më parë në 220 gradë derisa të skuqen. Nëse ju mbetet vaj dhe lëngu i kërpudhave, lirisht lyejini piten, shpojeni me thikë dhe sërish lyejini. Teprica e ujit do të avullohet derisa është duke u pjekur në furrë.

Exit mobile version