Home Magazinë Pete Davidson fotografohet sërish me aktoren Chase Sui Wonders

Pete Davidson fotografohet sërish me aktoren Chase Sui Wonders

Pete Davidson dhe Chase Sui Wonders duket se po shijojnë një romancë dashurie.

Dyshja u fotografuan duke shkuar në apartamentin e mrekullueshëm të yllit të “Saturday Night Live” në New York të hënën në mbrëmje, mes spekulimeve pë lidhje.

Davidson, 29-vjeçare dhe Wonders, 26-vjeçe, u fotografuan duke biseduar dhe duke qeshur jashtë ndërtesës së tij të banesës, ndërsa komediani i tregonte asaj diçka në celularin e tij.

Aktori u pa i veshur me një kapelë, pantallona sportive të gjera, pantofla, gjersa aktorja zgjodhi një kapele bejsbolli, xhaketë kamuflazhi, xhinse dhe çizme me taka.

Një burim i afërt me humoristin tha për TMZ se ata ‘janë miq të shkëlqyer’, kjo është hera e tretë që janë parë duke u shoqëruar së bashku gjatë javës së kaluar.

Ndërsa është e paqartë se çfarë roli mund të luajë Wonders në shfaqjen e re, ajo duket se është tashmë një pjesë e madhe e jetës së Davidson – edhe në mes të romancës së tij me Emily Ratajkowksi.

Davidson dhe modelja, të cilët filluan të takohen muajin e kaluar, me sa duket janë duke e bërë lidhjen më serioze, sipas People.

Përpara lidhjes me Emilyn, Pete ka qenë bashkë me Kim Kardashianin për nëntë muaj./Prishtinapress/

 

Exit mobile version