Pesë vendimet e menjëhershme të Kurtit nëse zgjidhet kryeministër

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, në një tubim elektoral, të martën, në Prishtinë, ndërsa prezantoi programin politik, numëroi pesë vendimet që do t’i marrë menjëherë nëse zgjidhet kryeministër i ardhshëm i vendim.

Pesë vendimet kryesore të Kurtit si kryeministër i ardhshëm përfshin ndër të tjera, ligj të ri për çmimet tavan, heqja e kufizimit për punësimin e veteranëve të UÇK-së, paga e 13-të për shërbyesit publik, dhe paketa 200 mln € për inflacionin me mbështetje për pensionistë, studentë, fëmijë dhe punëtorë.

“Vendimi i parë, do të jetë miratimi i buxhetit rekord prej 4 miliardë euro vitin 2026. Vendimi i dytë procedimi i ligjit të ri për çmimet tavan, ashtu që të frenohet abuzimi i tregtarëve me rritjen e çmimeve. Vendimi i tretë Procedimi i ndryshim-plotësimit të ligjit që heq kufizimin e punësimit për veteranët e UÇK-së që marrin beneficionin. Vendimi i katërt miratimi i vendimit për pagesën e pagës së 13-të për të gjithë shërbyesit publik që në fillim të vitit”.

“Dhe vendimi i pestë është miratimi i pakos për përballje me inflacionin 2.0 në vlerë prej 200 milionë euro e cila përmban: mbështetje të njëhershme për pensionistët, fëmijët që marrin shtesa, studentët dhe punëtorët e sektorit privat. Dhe së dyti rikthim të skemës për subvencionim të kursimit të energjisë elektrike”, tha Kurti ndër të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img