Site icon PrishtinaPress

Përse duhet ta filloni ditën me banane dhe një gotë ujë

“Zbuluesi” i kësaj rutine fantastike të mëngjesit e cila përfshin një banane dhe ujë me temperaturë të dhomës thotë se kjo shprehi në mënyrë drastike mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, pavarësisht asaj se çfarë hani gjatë ditës.

Dieta e njohur si “banania e mëngjesit” është tejet e thjeshtë dhe shumë e lehtë.

Arsyeja se përse kjo dietë vlerësohet efektive ka të bëjë me faktin se bananet e promovojnë tretjen dhe e shpejtojnë metabolizmin.

Gjëja e dytë pozitive është se bananet janë të pasura me një substancë e cila ka indeks të ulët glicemik, pra tretet mirë dhe jua jep ndjenjën se jeni ngopur me ushqim, por gjithashtu e bllokon pjesërisht edhe absorbimin e karbohidrateve.

Ata të cilët duan ta provojnë këtë dietë këshillohet që darkën ta hanë para orës 20:00 dhe të shmangin ëmbëlsira pas darkës.

Edhe produktet e bulmetit dhe alkooli janë të ndaluara. Në anën tjetër, bananet duhet të jenë të freskëta.

Kështu duket kjo dietë:

Mëngjesi
– 1 banane ose më shumë (derisa të ngiheni të ngopur)
– 1 gotë ujë

Dreka
– 1 shujtë sipas dëshirës, por që përfshin shumë sallatë të freskët

Darka
– 1 shujtë sipas dëshirës, por me shumë perime.

Në rast se ndiheni të uritur, ju mund të hani diçka të ëmbël, por vetëm deri në ora 15:00.

Exit mobile version