Ai po ndërton një karrierë të suksesshme në arenën ndërkombëtare të muzikës.
Bëhet fjalë për rep-artistin, Gashin, i cili në realitet quhet Labinot Gashi, që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara.
“My year”, titullohet një ndër këngët që e ka publikuar kohët e fundit dhe po shndërrohet në hit.
Ai përmes një videoja emocionale të publikuar në llogarinë personale në Instagram ka treguar për një sukses që ka arritur projekti.
“Mund të them se jam i lumtur me këtë sukses. Kënga është në vendin e katërt të këngëve më të mira të këtij viti”, pohon Gashi në videon teksa shihet i përlotur.
Ndryshe, kënga e sjell në bashkëpunim me G-Eazy është shikuar mbi dymilionë herë në YouTube.