Përparim Rama i drejtohet Hekuran Muratit: “Boll me lojëra politike, zhblloko buxhetin e Kryeqytetit!”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar për bllokimin e buxhetit të Kryeqytetit. Ai e ka quajtur situatën si pasojë të vendimeve politike të ministrit, duke i kërkuar që të ndalojë me, siç tha, “lojërat politike”.

“Hekuran, mos rri tu e gjujt përgjegjësinë! Çka po ndodh me buxhetin e Prishtinës është rezultat i vendimeve të tua politike, i askujt tjetër”, ka shkruar Rama.

Ai njoftoi se Komuna e Prishtinës i ka dërguar edhe një shkresë tjetër zyrtare Ministrisë së Financave, pasi buxheti i vitit 2025, ndonëse i miratuar në Ligjin për Ndarjet Buxhetore, vazhdon të mos ekzekutohet.

Sipas tij, bëhet fjalë për 33 milionë euro të bllokuara, nga të cilat 23 milionë janë të hyra vetanake dhe 10 milionë grant qeveritar.

“Ta kesh të qartë: asnjë status, asnjë justifikim dhe asnjë tentativë për t’u fshehur pas retorikës politike nuk do të të shpëtojë nga përgjegjësia publike për këtë situatë. Kryeqyteti nuk do të mbahet peng i kalkulimeve politike të askujt e as tënde”, përfundoi Rama./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img