LDK po mban zgjedhjet e brendshme, të cilat herë pas herë po shënohen me incidente.
Pas asaj në Vranjevc, e në Mati1, sot një tjetër përleshje ka ndodhur gjatë procesit zgjedhor të LDK-së në Ferizaj.
Sipas një video-incizim që ka siguruar Telegrafi, shihen teksa fjalosen dhe grushtohen mes vete.
Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në fshatin Koshare, ndërkaq pas kësaj nuk ka vazhduar mbajtja e zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.
Ndërkaq, për përleshjet në LDK, ka folur kreu i kësaj partie, Isa Mustafa.
Ai, të shtunën përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ata që po prishin tubimet e LDK-së janë nga partitë e tjera.
“Të gjithë duhet ta dinë se çdo proces zgjedhor i cili nuk respekton Statusin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë nuk do të pranohet”, ka thënë më tej Mustafa.
Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një intervistë për “Përballje ditore”, duke i komentuar incidentet që kanë ndodhur në disa nëndegë dhe degë të zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik i ka quajtur raste si të izoluara dhe që nuk janë në kulturën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
https://video.gjirafa.com/getfvid-64741099-2819988814893661-1570024796836593664-n-mp4