Procesi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është duke ecur siç duhet.
Në shumë nëndegë e degë të kësaj partie ka pasur përleshje fizike.
Një e ngjashme ndodhi edhe sot në lagjen Mat. Delegatë e Kuvendit zgjedhor të LDK-së e që njihet si pjesë e degës së tretë të kësaj partie janë përleshur ashpër ndërmjet vete, raporton Indeksonline.
Aty nuk kanë munguar as gjuajtjet me karrige, e që dikush është munduar edhe të ndalojë xhirimin që po realizohej gjatë kësaj përleshje.