Site icon PrishtinaPress

Përkundër vendimit që është marrë ditën e premte, në Prishtinë është vazhduar të punohet në sektorin e ndërtimtarisë

Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë të premten ka marrë vendim që të kufizohet orari i punës deri më datën 20 korrik, për gratë shtatzëna dhe për punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë.

Një lexues i Prishtinapress ka dërguar foto dhe video ku shihen punëtorët duke punuar pavarësishtë se me vendim është ndaluar te punohet në sektorin e ndërtimtarisë nga ora 11:00 deri 17:00 për shkak te temperaturave te larta, shkruan PrishtinaPress.

Më poshtë vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

1. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.

2. Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.

3. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

4. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

5. Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera.

6. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta.

Këshilla dhe rekomandime për t’u mbrojtur nga nxehtësia dhe temperaturat e larta kanë dhënë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

IKSHPK ka kërkuar që qytetarët të shmangin daljet jashtë dhe po ashtu të mos bëjnë aktivitete të rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës.

https://usercontent.one/wp/www.prishtinapress.org/wp-content/uploads/2024/07/video-1.mp4?media=1734900287
Exit mobile version