Site icon PrishtinaPress

Rukiqi e ngacmon Sallahun me “vajin në tepsi” pas deklaratës se të burgosurit u larguan dhe nuk u arratisën

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka deklaruar se të arratisurit nga burgu, Faton Hajrizi dhe Ujkan Mekaj, nuk janë arratisur, por janë larguar.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, i cili e ka thumbuar paksa ish-zëvendësministrin e Drejtësisë, duke thënë se me gjasë të burgosurit janë larguar me shpejtësinë e shpërndarjes të vajit në tepsi.

“Dilema është me çfarë shpejtësie janë “largu”? Me gjasë me shpejtësinë e shpërndarjes të vajit në tepsi.”, ka shkruar Rukiqi.

Exit mobile version