Site icon PrishtinaPress

Përgjaken rrugët e Kosovës, për 24 orë, gjashtë të vdekur në trafik

Vetëm gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti në Kosovë janë shkaktuar mbi 10 mijë aksidente, në të cilat mbi 70 persona kanë humbur jetën.

Në aksidentin e mbrëmshëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht fshatin Marmor, humbën jetën katër persona. Të gjitha viktimat ishin nga familja Shala të fshatit Ponoshevc  të komunës së Gjilanit.

Viktima e pestë është nga aksidenti i sotëm në Malishevë, ku për pasojë një grua humbi jetën.

Rastin e konfirmoi  për mediat mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.

“Po, nga aksidenti në Malishevë një grua ka vdekur në QKUK, ndërsa, motra e saj është në gjendje të rëndë”, ka thënë shkurt Bajgora.

Nga ky aksident edhe motra e viktimës është në gjendje të rëndë, ku mjekët janë duke u përkujdesur për trajtimin e saj në QKUK.

Ndërsa, viktima e gjashtë është një këmbësor i vdekur nga një veturë në Prishtinë.

Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për respektim të rregullave në trafik..

Exit mobile version