Site icon PrishtinaPress

Panucci ndjen “tërmetin”, Shqipëria shpartallohet nga Skocia

Shqipëria ka regjistruar humbje të thellë kundër Skocisë, me rezultatin 0:4.

Që nga fillimi, asgjë nuk shkoi mirë për kombëtaren “kuq e zi”. Fillimisht ishte Ryan Fraser që në minutën e 14’ realizoi për 0:1, shkruan lajmi.net.

8 minuta më vonë, Mavraj, shkaku i një veprimi të pamenduar mirë, u ndëshkua me kartonin e kuq.

Në fund të pjesës së parë, saktësisht në minutën e 45’, Steven Fletcher dyfishoi epërsinë e mysafirëve, duke realizuar nga pika e bardhë.

10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, James Forrest ndëshkoi për herë të tretë kombëtaren e Shqipërisë.

I njëjti realizoi në minutën e 67’ për rezultatin përfundimtarë 0:4.

Këtë nuk e pritën aspak mirë përkrahësit e Shqipërisë. Nga tribunat u adresuan fyerje të ndryshme drejt selektorit Panucci.

Kjo edhe mund të jetë ndeshja e fundit që e gjen italianin në stolin “kuq e zi”.

Exit mobile version