Përfundon takimi mes Kurtit dhe liderëve politikë për zhbllokimin e Kuvendit

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku morën pjesë liderët e partive politike në Kuvendin e Kosovës. 

Takimi, që zgjati rreth dy orë, kishte si qëllim diskutimin mbi zhbllokimin e situatës politike dhe përgatitjen për konstituimin e Kuvendit, pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për përbërjen e re të Kuvendit brenda 30 ditëve.

Megjithëse seanca përfundoi, nuk dihet nëse është arritur ndonjë marrëveshje konkrete për zgjidhjen e ngërçit politik, dhe pritshmëritë mbeten të lidhura me prononcimet e ardhshme të pjesëmarrësve në takim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img