Home Lajme Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Pejë, lëndohet një femër

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Pejë, lëndohet një femër

Një femër ka marrë lëndime trupore pasi një nga dhomat e shtëpisë së saj është përfshirë nga zjarri.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00 në Vitomiricë të Pejës.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.

“Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një dhomë e një shtëpie dhe si pasojë lëndime e trupore ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet./PrishtinaPress/

Exit mobile version