Site icon PrishtinaPress

Deputetja e LDK-së: Kam një bindje personale se Albin Kurti, shkel mbi kufomat e gjithsecilit

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Qeverisë Kurti dhe kryeministrit personalisht.

Rexhepi tha se Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me manipulime dhe se Kurti është i gatshëm ‘ të shkelë në kufomat e gjithsecilit vetëm me arrit vetë’.

“Këta asnjëherë nuk kanë bërë përpjekje me u antarësu në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Kjo Qeveri ka ardhë në pushtet me manipulim, me kauza të rrejshme dhe unë kam një bindje personale se zoti Kurti shkel mbi kufomat e gjithsecilit vetëm me arrit vetë dhe të thotë unë e kam ba” deklaroi deputetja e LDK-së./PrishtinaPress/

Exit mobile version