Në festën e Kurban Bajramit një imam në Kosovë, në fshatim Pjetërsahn, i ka dhuruar një familje katolike në nevojë një shtëpi të re, shkruan agjencia AP.
Prenk Nreca 41-vjeçar, jetonte në shtëpinë në Pjetërshan me pesë fëmijë të moshave nga 6 deri 11 vjet.
Fshati është në afërsi të Gjakovës dhe rreth 80 kilometra nga Prishtina.
Nreca përkujdeset i vetëm për fëmijët.
Në Krishtlindjen e fundit, imami Abdurrahman Bejtullahu pa nëpër lajme kushtet e rënda në të cilat jetonte familja Nreca, dhe kështu vendosi të mblidhte fonde për t’ia ndërtuar familjes një shtëpi të re.
Nreca është i papunë dhe kryesisht bazohet në punë sporadike apo në bamirësi të njerëzve. /AssociatedPress