Site icon PrishtinaPress

Për 24 orë, 124 raste me coronavirus dhe 49 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 974 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 124 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 17.263 raste nga 82.678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.836 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.770.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast.

Exit mobile version