Site icon PrishtinaPress

Komisioni për Buxhet nuk e miraton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Komisioni ka vendosur që të mërkurën e ardhshme të shqyrtoj dhe miratoj tetë amendamentet dhe raportin për këtë Projektligj.

Kujtojmë se të hënën e kaluar, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj, shkruan Telegrafi.

Ky Projektligj kishte dështuar të votohej për gjashtë herë që nga muaji gusht kur ishte prezantuar për herë të parë në Kuvend.

Nëse Projektligji siguron votat e nevojshme në seancë, kryetarja e Kuvendit e nënshkruan dhe e dërgon tek Presidenti për shpallje. Ndërkaq, Presidenti ka afat tetë ditë për ta shpallur ose për ta kthyer atë për rishqyrtim në Kuvend.

Në dispozitat e këtij Projektligji është plotësimi dhe ndryshimi e disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Ky do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij Ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

Exit mobile version