Site icon PrishtinaPress

Pensionistët do t’i padisin Qeverinë dhe Kuvendin për shkeljen e të drejtave të njeriut

Përfaqësues të pensionistëve kanë paralajmëruar padi për Qeverinë dhe Kuvendin për shkeljen e të drejtave të njeriut, nëse këta nuk ndryshojnë Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. Kjo, pasi sipas tyre, ky ligj është diskriminues dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut, shkruan sot Koha Ditore.

Vërejtjet ata i kanë bërë gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale. Në këtë takim ata kanë kërkuar që të hiqet neni 8, i cili ka të bëjë me njohjen e stazhit të punës për disa kategori të punëtorëve. Kanë thënë se ky nen është diskriminues, pasi sipas tyre, nuk ua njeh stazhin e punës punëtorëve që janë larguar nga puna përmes masave të dhunshme të Serbisë dhe se nuk favorizohen njëjtë të gjitha kategoritë.

Reagimi i pensionistëve ka ardhur pasi ditë më parë Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për punëtorët e arsimit shqip të viteve ’90, Projektligj ky që rregullon statusin për punëtorët e arsimit që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe.

Exit mobile version