Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se është pastruar hapësira përreth shtratit të lumit Llap në Stanoc të Poshtëm, në Komunën e Vushtrrisë.
Ajo ka bërë të ditur se ndërhyrja është realizuar pas ankesave të pranuara nga banorët për mbeturinat e hedhura përgjatë brigjeve dhe në shtratin e lumit.
Sipas Pacollit, mbeturinat janë larguar, duke përmirësuar gjendjen e lumit dhe hapësirën përreth tij.





