Home Aktuale Pas takimit trilateral pritet deklarim nga Borrell

Pas takimit trilateral pritet deklarim nga Borrell

Janë bërë gati se tre orë që kur takimi trepalësh ka nisur në ora 10:00 të mëngjesit në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe fascilitorëve të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Josep Borell.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell, pritet që pas takimit të dalë në konferencë për media për të shpjeguar ecurinë e bisedimeve mes palëve.

Ndonëse nuk ka ende asnjë informacion zyrtar rreth bisedimeve, media opozitare serbe “Nova.rs” ka raportuar se simbas burimeve diplomatike të tyre Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka refuzuar propozimin e BE’së për zgjidhjen e çështjeve të targave.

Më tej, sipas tyre, as Albin Kurti “nuk është treguar më konstruktiv”, për çka, duke cituar burimet e tyre, kjo gazetë thotë se Kurti ka insistuar në konvertimin e tërësishëm të targave në RKS për ata që i mbajnë ato të paligjshmet “KM, etj”.

Më 22 nëntor kalohet nga masa e shqiptimit të qortimeve në ato të gjobave për vozitësit e këtyre veturave, ka lajmëruar dje Policia e Kosovës./Prishtinapress/

Exit mobile version