Site icon PrishtinaPress

Biden: Urrejtja nuk mund të tolerohet më

President Joe Biden speaks about Ukraine in the East Room of the White House, Tuesday, Feb. 15, 2022, in Washington. (AP Photo/Alex Brandon)

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se urrejtja nuk mund të tolerohet më, pasi pesë persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën, pas të shtënave në një klub homoseksualësh në qytetin e Kolorado Springs.

“Vendet që supozohet të jenë hapësira të sigurta pranimi dhe festimi nuk duhet të kthehen kurrë në vende terrori dhe dhune. Megjithatë, kjo po ndodh shumë shpesh”, tha Biden në një deklaratë.

“Ne nuk mund dhe nuk duhet të tolerojmë më urrejtjen”, theksoi ai.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa armë zjarri. Forcat e rendit po punojnë ende për të identifikuar se kujt i përkisnin armët e zjarrit. I dyshuari gjatë të shtënave përdori një pushkë të gjatë”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Biden tha se, ndërsa motivi i sulmit nuk ishte ende i qartë, “ne e dimë se komuniteti LGBTQI+ i është nënshtruar dhunës së tmerrshme të urrejtjes në vitet e fundit”.

“Dhuna me armë vazhdon të ketë një ndikim shkatërrues dhe të veçantë në komunitetet LGBTQI+ në të gjithë vendin tonë dhe kërcënimet e dhunës po rriten”, shtoi Biden./atsh

Exit mobile version