Site icon PrishtinaPress

Pas seancës, Presidenti Slloven shkon në takim me deputetet e LDK-së

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të prirë nga shefi i GP, Avdullah Hoti, kanë takuar në Kuvendin e Kosovës, Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Në takim u bisedua për rolin e Sllovenisë si shtet mik i Kosovës dhe për të arriturat dhe sfidat e vendit tonë në prag të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Presidenti Pahor vlerësoi lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në shtetndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike”, thotë LDK në njoftimin për media.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti, e cilësoi si tepër të çmueshme mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.

Në takim me Pahorin morën pjesë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, shefi i GP LDK, Avdullah Hoti, dhe deputetët Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj dhe Doruntinë Maloku.

Exit mobile version