Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në seancën solemne të mbajtur sot, për nder të vizitës së presidentit slloven, Borut Pahor, ka ngatërruar emrin dhe mbiemrin e tij.
Në fund të fjalimit i pari i Kuvendit falënderoi presidentin, por nuk e tha saktë emrin e mbiemrin tij.
“Me këtë, të nderuar kolegë e përfundojmë edhe këtë seancë nderimi për presidentin e Republikës Sllovene, Boris Power, faleminderit shumë”, ka thënë Veseli.
Emri i saktë i presidentit slloven është Borut Pahor.
Para fillimit të seancës Veseli ka pasur një takim me presidentin slloven, për të cilin nuk ka pasur prononcim për media.