Site icon PrishtinaPress

Pas Haradinajt, edhe Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë

Presidenti Serb Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar mbledhjen e këshillit të sigurisë për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Sipas mediave serbe këshilli do mblidhet të shtunën në mëngjes në orën 8:00. Mbledhja e tyre vie disa orë pasi kryeministri Haradinaj mblodhi këshillin kombëtar të sigurisë për të diskutuar gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Pas përfundimit të këtij takimi, Haradinaj ka deklaruar se temë e këtij takimi ishte gjendja e rendit, ligjit dhe sigurisë në vend dhe çështja e afateve kohore që ndërlidhen me asociacionin.

“Temë e ditës ishte gjendja e rendit dhe ligjit dhe sigurisë në vend dhe këtë referim i politikës së fundit që ka ndodh, pastaj reflektim i afateve kohore që lidhen me asociacionin. Kam kërkuar rritjen e gatishmërisë të institucioneve të rendnit dhe ligjit në mënyrë që të sigurojmë rend dhe ligj në siguri”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

Sipas tij gjendja në rend dhe ligj është e qetë dhe stabile.

Exit mobile version